Kryeministri i Holandës jep një deklaratë të padëgjuar më parë

21 mars 2020 | 10:38

Përhapja e koronavirusit po vijon të rritet në çdo vend të botës. Si rrjedhojë e tij, qytetarët të frikësuar po zbrazin raftet e supermarketeve për të pasur ushqime të mjaftueshme dhe produkte të tjera që iu nevojiten për ditët në vijim.

Kryeministri i Holandës, Dark Rutte, i ka qetësuar qytetarët e vendit të vet duke thënë se vendi ka rezerva të mjaftueshme të letrës higjienike që zgjasin deri në 10 vjet. Deklaratën Rutte e bëri gjatë vizitës në një supermarket, ku qytetarët e frikësuar kishin zbrazur raftet me produkte ushqimore dhe higjienike.

Gjatë një bisede me disa blerës në supermarket, Rutte tha se është i kënaqur që sheh raftet e mbushura me letër higjienike. “Vendi ynë ka mjaftueshëm letër higjienike sa mund të zgjasë për 10 vjet. Mund të dhjesim të gjithë për 10 vjet”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri vendkalime kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë janë…