Kryeministri i Holandës pranon gabimin me masat e Covidit dhe kërkon falje

12 korrik 2021 | 23:23

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka kërkuar ndjesë publike për lehtësimin e kufizimeve në fund të qershorit, pasi infeksionet janë rritur në nivele të mëdha dhe me ritëm më të shpejtë.

Holanda është vendi që përshpejtoi heqjen e kufizimeve që muajin e kaluar, por numri i të infektuarve ka tejkaluar ato të muajve më parë. Lokalet, klubet dhe restorantet u lejuan të hapeshin pa rregulla, por për shkak të situatës ato janë mbyllur sërish, mes rasteve me të infektuar nga varianti Delta i virusit.

Kryeministri i Holandës pranon gabimin me masat e Covid dhe kërkon

Duke folur para gazetarëve sot, Rutte pranoi se vendimi për të lehtësuar masat ishte ndikuar nga një “llogaritje e gabuar”.

“Ajo që menduam se ishte e mundur doli se ishte e gabuar në praktikë. Ne bëmë një llogaritje të gabuar, jemi të zhgënjyer për këtë dhe kërkojmë falje,” tha ai.

Vendimi për të rivendosur disa kufizime vetëm dy javë pasi u hoqën ka çuar gjithashtu në kritika të forta ndaj Kryeministrit dhe Ministrit Holandez të Shëndetësisë Hugo de Jonge.

Rutte pranoi se qeveria nuk kishte qenë “mjaft autokritike” kur rivendosi kufizimet të premten. Në kohën kur njoftoi lehtësimin e masave, kryeministri tha se ishte bazuar në analizë logjike dhe të përgjegjshme.

Përveç klubeve, distancimi social do të përforcohet si masë në Holandë dhe do jetë në fuqi deri më 13 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus,…