Kryeministri i Irlandës njofton se do të japë dorëheqje
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë dhe nga pozita e kryeministrit porsa të zgjedhet pasardhësi i tij në parti.
Duke e njoftuar dorëheqjen, Varadkari e ka përshkruar udhëheqjen e vendit të vet si “kohën më përmbushëse të jetës”, raporton televizioni “BBC”.
Ai është bërë kryeministri më i ri i Irlandës më 2017, kur e ka marrë udhëheqjen e partisë Fine Gael.
Tash për tash ai e udhëheqë koalicionin qeveritar në Dublin, bashkë me Fianna Fail dhe Partinë e Gjelbër.
Duke folur nga shkallët e ndërtesës qeveritare të mërkurën në Dublin, kryeministri ka thënë se e ka “çuar Irlandën nga papunësia drejt punësimit të plotë, nga deficiti buxhetor në tepricë buxhetore, nga masat shtrënguese në prosperitet”.