Kryeministri i Italisë paralajmëron shtyrjen e Serie A
18 maj 2020
| 15:52
Kryeminisri i Italisë, Giuseppe Conte, ka nënshkruar një dekret të ri duke pezulluar gjitha ngjarjet sportive dhe garat deri më 14 qershor.
Serie A kishte caktuar 13 qershorin si datë për rifillimin e ndeshjeve, ndërsa stërvitjet në grup kanë nisur sot.
Mirëpo, pritet të shtyhet rifillimi pas dekretit të ri të firmosur nga kryeministri.
Dekreti i ri mund të shtyjë Federatën e Futbollit të Italisë dhe Lega Serie A që të kërkojnë një datë të re për rifillimin.
“Ngjarjet sportive dhe garat e gjitha lloji dhe disiplinat mbesin të pezulluara, si në vende publike ashtu edhe private deri më 14 qershor”, thuhet në dekret.