Kryeministri i Izraelit falënderon aleatët, Amerikën e rendit të parën e Shqipërinë të dytën

16 maj 2021 | 11:48

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka falënderuar aleatët për mbështetjen në konfliktin ndaj organizatës palestineze të shpallur terroriste “Hamas”.

Netanjahu flamurin e Shqipërisë e ka renditur të dytën pas asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, ka shkruar Netanjahu në “Twitter”.

Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli do të vazhdojë të hakmerret me forcë ndaj sulmeve raketore të Hamasit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi gjerman ku luan edhe Milot Rashica, Werder Bremen e…