Kryeministri i Japonisë: Abe është në gjendje kritike
08 korrik 2022
| 08:17
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua dy herë me armë zjarri gjatë një fushate në Japoninë Perëndimore.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se Abe është në një gjendje kritike.
“Aktualisht mjekët po bëjnë gjithçka që munden, në këtë moment. Unë shpresoj dhe lutem që ish-kryeministri Abe t’i mbijetojë kësaj”, tha ai.
Kryeministri i përshkruajti të shtënat si një “akt të urryer”.
Kishida ka mbërritur në zyrën e tij me helikopter dhe aktualisht po takohet me zyrtarë.