Kryeministri i Japonisë vendos kurorë me lule në varrin masiv në Ukrainë, derisa Xi takohet me Putinin
21 mars 2023
| 16:48
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka vizituar një kishë në Bucha, një qytet jashtë Kievit që u bë simbol i mizorive ruse kundër civilëve. Ai vendosi lule n kishë dhe bëri nderimet e tij për viktimat.
“Jam i indinjuar nga mizoria. Unë përfaqësoj qytetarët japonezë për të shprehur ngushëllimet e mia për ata që humbën jetën”, citohet të ketë thënë ai.
Ambasadori i ShBA-së në Japoni, Rahm Emanuel, ka postuar në “Twitter” për “dy partneritete shumë të ndryshme europiano-paqësor”, që u shpalosën të martën.
“Kishida qëndron me lirinë dhe Xi qëndron me një kriminel lufte”, ka shkruar Emanuel.