Kryeministri i ka marrë 51 % të votave duke mashtruar

23 maj 2024 | 08:20

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se ftesa e kryeministrit për darkë nuk ishte e sinqertë.

Në emisionin Interaktiv në KTV, deputejta Bajrami tha se kryeministri duhet të marrë përgjegjësi dhe të dorëzohet.

Deputetja e LDK-së tha se si parti nuk pranojnë shpërndarjen e Kuvendit sepse, sipas saj, do ta amnistonte kryeministrin. “Ai dëshiron të thotë që Kuvendi s’po punon dhe eja të shkojmë në zgjedhje, duke mos pranuar dështimin e tij”, tha deputetja Bajrami.

E pyetur nëse LDK ka frikë të shkojë në zgjedhje, deputetja Bajrami tha se “as partia në pushtet nuk është më e gatshme se LDK për të shkuar në zgjedhje”. Ajo tha se nuk mund të bashkëpunojnë me një njeri që i ka quajtur tradhtarë.

“Ky i ka marrë 51 % të votave duke mashtruar. Ka thënë që do t’i lirojë çmimet e rrymës e gjithçka tjetër, mirëpo e dimë sa janë rritur çmimet”, tha Bajrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës.…