Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau shpall zgjedhjet e përgjithshme
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka shpallur zgjedhjet federale për 21 tetor.
Sondazhet kanë treguar se Trudeau do të ketë garë të ashpër për të fituar një mandat të dytë të zyrë.
Fushtata pritet të fokusohet në çëshjet e ekonomisë, përballueshmërisë dhe atyre klimatike.
Kryeministri ka vizituar Guvernatorin e Kandasë, që aktualisht kryen detyrën e udhëheqësit të shtetit, në mënyrë që të nisë zyrtarisht fushatën.
Përveç tjerash ai ka thënë se “kanadezët do të votojnë edhe një herë për shtetin në të cilin duan të jetojnë”.
Kanadaja ka datën fikse të zgjedhjeve federale dhe kanadezët duhet t’iu drejtohen kutive të votimit çdo katër vjet.
Fushata do të zgjasë 40 ditë apo pesë javë.
Përgjatë verës, partitë rivale kanë qenë të zëshme në mesazhet e tyre ndaj publikut, duke u fokusuar në ekonomi dhe kushtet e jetesës.
Ata po ashtu kanë shtuar sulmet kundër Trudeaus, për të cilin kanë thënë se nuk ka përmbushur pritshmëritë e kanadezëve.