Kryeministri i Kanadasë, Trudeau jep dorëheqje si lider i Partisë Liberale
06 janar 2025
| 18:01
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, njoftoi dorëheqjen të hënën, pas rritjes së pakënaqësive me udhëheqësin e tij dhe pasi largimi i papritur i ministres së tij të Financave vuri në pah rrëmujën brenda Qeverisë së tij.
Trudeau tha se “betejat e brendshme” nënkuptojnë se ai “nuk mund të jetë mundësia më e mirë” për zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se do të qëndrojë si kryeministër derisa Partia Liberale në pushtet ta zgjedhë liderin e vet të ri, transmeton Rel.
Një zyrtar tha për Associated Press në kushte anonime se Parlamenti, i cili duhej ta rifillonte punën më 27 janar, do të pezullohet deri më 24 mars. Kjo kohë do t’ia mundësojë Partisë Liberale ta zgjedhë liderin e ri.