Kurti: Kosova në të ardhmen po pretendon të jetë prodhuese e paqes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ditën kur u votua qeveria ka shprehur idenë e tij për shërbimin ushtarak obligativ në Kosovë.
Nga shumë ekspertë, kjo është parë me sy skeptik, por në anën tjetër, po përkrahet nga shumë të tjerë, shkruan lajmi.net, përcjell “Epoka e re”.
Një nga arsyet pse kjo ide mund të mos realizohet është kosto e lartë që mund të ketë si projekt.
Eksperi i sigurisë dhe profesori i shkencave të sigurisë, Avni Mazreku në një prononcim për lajmi.net është shprehur se është pro idesë së Kurtit.
Ai ka propozuar që si model të merret Zvicra, që sipas tij secili i ri do të duhej të ishte i gatshëm dhe i aftë në rast të ndonjë sulmi të mbrojë Kosovën.
“Sa i përket kostos, me këtë duhet të merren ekonomistë dhe të tjerë, por a është e nevojshme, absolutisht jam pro dhe kam qenë edhe para propozimit të Kurtit, dhe e kam cekë se Kosova është në vend ku kanë qenë vatra të shpërthimit të luftërave. Duke e pasur parayssh se kemi një armik të përbetuar të popullit të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi ku çdo ditë dëgjojmë deklarata kërcënuese, mendoj që ideja është shumë e mire dhe unë do të thoja të mirret modeli zvicëran ku secili i ri do të duhej të ishte i gatshëm dhe i aftë në rast të ndonjë sulmi nga jashtë”, tha Islami për lajmi.net.
Më tutje, Islami është shprehur se Kosova që pretendon të jetë prodhuese e paqes, duhet të jetë profesionale në ushtrinë e saj.
“Kosova në të ardhmen po pretendon të jetë prodhuese e paqes dhe pse jo që mbase edhe të përgadisë ushtarë profesionist dhe kësisoj të kontriboj edhe në paqen në rajon dhe më gjerë. Sa i përket kësaj, unë e përkrahi idenë dhe secili i ri dhe e re duhet në rast të situatave të caktuara të jetë në gjendje të mbrojë atdheun”, tha Islami më tej.
Në vazhdim, Islami është shprehur se Kosova duhet të dyfishojë, trefishojë a katërfishojë buxhetin për ushtrinë, sa më shumë të jetë e mundur.
“Secili shtet, qoftë edhe SHBA-të dhe vendet e tjera të zhvilluara ekonomike, por edhe të pazhvilluara, pjesën më të madhe të buxhetit e shpenzojnë në mbrojtje dhe siguri të vendit. Pavarësisht buxhetit të vogël që e ka Kosova, mendoj që duhet jo të dyfishohet, por edhe të trefishohet e katëfishohet, aq sa ka mundësi të bëhet. Gjithësesi duhet të shtohet buxheti për ushtrinë e Kosovës”, tha Islami për lajmi.net.
Sipas Islamit, Kosova duhet të investojë në profesionalizëm ushtarak, qoftë në resurse njerëzore qoftë në logjistikë.
“Pavarësisht kësaj se në Kosovë ekzistojnë trupat e NATO-s unë mendoj se ushtria e Kosovës duhet të profesionalizohet, qoftë në resurse njerëzore, qoftë në logjistikë në mënyrë që në të ardhmen të jetë e gatshme të mbrojë sovranittin dhe integritetin e Kosovës, që në rast nevoje të jetë e përgatitur edhe popullata.”, tha Islami.
Vlen të ceket se shërbimi ushtarak obligativ sot nuk praktikohet në shumicën e vendeve të botës./Epoka e re/