Kryeministri i Kroacisë në Prishtinë: Kosova dhe Serbia ta arrijnë marrëveshjen

15 nëntor 2021 | 14:05

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë një mënyrë për ta arritur marrëveshjen përfundimtare.

“Ta gjejnë mënyrën e vazhdimit të dialogut, respektimin e marrëveshjeve. Kroacia është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë”, ka thënë Plenkoviqi në një konferencë të përbashkët me Kurtin.

Më tutje, ai ka thënë se se shteti i tij është partner i madh i Kosovës në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian dhe liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë se të dy vendet do të angazhohen për bashkëpunim ushtarak.

I pyetur se a duhet Serbia të shkojë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka theksuar se në fund duhet të vijë edhe deri të pika e njohjes reciproke Prishtinë-Beograd.

Plenkoviqi është shprehur se e përkrahin tërësinë territoriale të Kosovës, por edhe njohjen me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, së bashku me…