Kryeministri i Kroacisë shkon në Serbi
23 qershor 2023
| 15:12
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka arritur të premten në Serbi.
Në Mitrovicë të Sremit ai është takuar me peshkopin e Sremit, Fabijan Svalin.
Plenkoviqi, nga Mitrovica e Sremit do të shkojë në Suboticë, ku do të takohet me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Plenkoviqi dhe Bërnabiq, me delegacionet e tyre, do të marrin pjesë në hapjen e Shtëpisë Kroate – Amëza (Matica) në Suboticë.
Në takimin e kryeministrave të Kroacisë dhe Serbisë do të marrin pjesë ministri serb për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Tomisllav Zhigmanov dhe ministrja për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviq, ka njoftuar qeveria serbe.
Kjo është vizita e parë e Plenkoviqit në Serbi që kur është bërë kryeministër në vitin 2016.