Kryeministri i Letonisë uron Kurtin për detyrën e re
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi, nga kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, i cili ka shprehur urimet e tij më të ngrohta duke theksuar se pret bashkëpunim për të promovuar dhe pasuruar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Letonisë dhe Kosovës.
“I nderuar kryeministër, më lejoni t’ju shprehë urimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe urimet e mia më të mira për një mandat të suksesshëm dhe produktiv. Pres të bashkëpunoj me ju për të promovuar dhe pasuruar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Letonisë dhe Kosovës. Duke shfrytëzuar këtë mundësi, do të dëshiroja të përsërisja mbështetjen e Letonisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe t’ju dëshiroj shumë sukses në përpjekjet reformuese drejtë një të ardhme evropiane për vendin tuaj. I juaji sinqerisht, Krisjanis Karins”, është thënë në telegram urimin e kryeministrit letonez.
/Epoka e re/