Kryeministri i Luksemburgut bën shaka me mbiemrin e emisarit evropian

04 korrik 2023 | 11:52

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka bërë pak shaka me mbiemrin e emisarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Pasi ai dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte e takuar kryeministrin Albin Kurti, ata kanë thënë se zgjidhja për tensionet është zbatimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dhe duke folur për këtë, Bettel është ndalur pak të mbiemri i emisarit të BE-së.

“Është një udhërrëfyes nga BE-ja… nga… Lik… Laj.. Laçak, nga Lajçak – oh, e dini për kë e kam fjalën (qesh) dhe Borrell, dhe këto janë për ne hapa të rëndësishëm për të vazhduar”, ka thënë Bettel.

Ai ka thënë se i kanë thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “nuk jemi këtu për të gjykuar”, por “jemi këtu për të ndihmuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…