Kryeministri i Maqedonisë i uron Kurtit biseda konstruktive në dialog
18 mars 2023
| 11:04
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.
Kovacevski i ka uruar Kurtit jë ditë të suksesshme dhe biseda produktive e të suksesshme në dialog me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme dhe në të njëjtën kohë e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, ka shkruar Kovacevski në “Facebook”.