Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Gjuha shqipe është e vëllezërve të mi
“Gjuha shqipe nuk është gjuha ime amtare, por gjuha shqipe është gjuha e vëllezërve të mi”. Kështu ka thënë të martën kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në akademinë solemne me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Kovaçevski ka thënë se pranimi i gjuhëve në shtet është vlerë evropiane.
“Sot jam këtu para se të gjithash, i vetëdijshëm se sa gjuha maqedonase dhe alfabeti kanë rëndësi për mua dhe çfarë nderi kam kur pranohet gjuha ime. Për këtë të njëjtin nder e tregoj çdo herë dhe për çdo gjuhë që nuk është gjuha e ime anëtare. Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, me të cilin do të kuptohemi, por është pjesë e identiteti tonë dhe e kodit tonë gjenetik. Vepra e miratimit dhe respektimit të gjuhëve tregon një mënyrë evropiane, civilizuese dhe përparuese të funksionimit në botë”, ka thënë kryeministri Kovaçevski.