Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Kosova dhe Serbia të mësojnë nga shembulli ynë me Greqinë

01 qershor 2021 | 15:49

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet ta merrnin si shembull marrëveshjen e Prespës për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Duke komentuar dialogun Prishtinë-Beograd, Zaev ka thënë për “Klan Maqedonia”, se Brukseli, fillimisht, pa kurrfarë kushti, duhet t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Liderët e Kosovës dhe Serbisë ia kanë borxh qytetarëve të tyre ardhmërinë dhe perspektivën. Nuk e kanë lehtë asnjëra palë, por le të mësojnë nga shembulli ynë me Greqinë”, ka thënë Zaevi.

Ai ka thënë se “dyert e të kaluarës duhet të mbyllen kur hapen dritaret e të ardhmes”.

Në intervistë për këtë televizion nga Shkupi, Zaevi ka folur edhe për paralajmërimet rreth formimit të partisë “Ilirida” në Maqedoni, për të cilën  ka thënë se “është promotore e politikës nacionaliste në rajon”.

“Ata do të duhej të jenë sinjal për Bullgarinë e Brukselin se duhet intensivisht të vazhdojnë integrimin e rajonit në BE. Ky është kthim i borxhit ndaj Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Zaevi.

Sipas tij, përgjigja e Evropës ndaj projekteve të tilla për ndryshim të kufijve në Ballkan duhet të jetë forcimi i proceseve eurointegruese për vendet e rajonit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare ditën e sotme ka mbërritur në Uells ku…