Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Të mos harrohet sakrifica e Jasharëve

06 mars 2024 | 19:19

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka vizituar sot Prekazin me rastin e 26-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pas homazheve që bëri në kompleksin memorial, kryeministri Xhaferi u prit në kullën e Jasharëve nga Rifat Jashari.

“Nuk ka mundësi që në një ditë kaq të rëndësishme dhe njëherazi aq të dhimbshme për Republikën e Kosovës, të mos shpreh nderimet e mia në Qendrën Memoriale në Prekaz me përkulje dhe vënie të luleve të freskëta. Me ndjenjë pikëllimi, por edhe krenarie, vizitova së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, edhe familjarët e komandantit legjendar Adem Jashari, plakun e urtë, Rufatin, Lulin, Bekimin dhe të tjerë. Të jetosh me amanetin e këtij mbiemri që e di edhe fëmija më i vogël në Kosovë, është nder, është përgjegjësi. Të kujtojmë, jo për të ripërtërirë plagët, por për të mos harruar sakrificën e Jasharajve për të gëzuar lirinë që ekziston sot”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.

May be an image of 13 people

May be an image of 12 people and the Tomb of the Unknown Soldier

May be an image of 6 people

May be an image of 4 people

May be an image of 2 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka vizituar sot…