Kryeministri i një vendi afrikan humb betejën me Covid
14 dhjetor 2020
| 15:18
Kryeministri i vendit të vogël afrikan të Eswatinit, Ambrose Mandvulo Dlamini, ka vdekur derisa po trajtohej për Covid-19 në një spital në Afrikën e Jugut të dielën.
Lajmin e ka bërë me dije të hënën presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.
Kjo vdekje duket se e bën Ambrose Mandvulo Dlaminin si shefin e parë të qeverisë së një vendi që konfirmohet se ka vdekur pas një diagnoze me Covid-19. Ai ishte 52 vjeç, raporton “CNN”.
Në një deklaratë, Ramaphosa i ka shprehuur ngushëllimet e tij familjes dhe miqve të kryeministrit të ndjerë, familjes Mbretërore Swazi, qeverisë së Mbretërisë dhe kombit në përgjithësi.