Kryeministri i Polonisë futet në karantinë

13 tetor 2020 | 13:18

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka njoftuar se është futur në karantinë të detyrueshme, pasi ka pasur kontakte me një person që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Në një video-mesazh të postuar në mediat sociale të martën, Morawiecki tha se ka pasur kontakt me personin e infektuar të premten.

“Qeveria vazhdon të funksionojë normalisht dhe mbledhja e ardhshme e saj do të mbahet përmes video-konferencës – një praktikë kjo e zakonshme në muajt e fundit”, ka thënë Morawiecki.

Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve polakë që t’i respektojnë masat për luftimin e koronavirusit, duke i dezinfektuar duart, duke mbajtur distancën sociale dhe duke veshur maska.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ROBERT ELSIE – BEKTASHINJTË SHQIPTARË Historia dhe kultura e një…