Kryeministri i Spanjës vjen në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama
01 gusht 2022
| 09:09
Kryeministri spanjoll Pedro Sabchez ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
Vizita e Sanchezit në Shqipëri po bëhet në kuadër të një vizite të tij në Ballkanin Perëndimor.
Më herët ai ka vizituar Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.
Në orën 11:00 ai pritet të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama në kryeministri.