Kryeministri i Sudanit i mbijeton atentatit
Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, i ka mbijetuar një atentati pasi autokolona e tij është sulmua në kryeqytetin Khartoum.
Përderisa makina e kryeministrit Abdalla Hamdok po kalonte nëpër rrugët e kryeqytetit, ajo është goditur nga një shpërthim por askush nuk është lënduar.
Fotografitë në televizionin shtetëror treguan disa automjete të dëmtuara në vendin e shpërthimit, raporton agjencia e lajmeve “AFP”.
Hamdok është thënë se është zhvendosur në një vend të sigurt.
Ai është emëruar në krye të qeverisë së përkohshme të Sudanit gushtin e kaluar, disa muaj pas rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir.
Abdalla Hamdok është një ish-ekonomist i respektuar i OKB-së dhe ka thënë se një nga përparësitë e tij kryesore është zgjidhja e krizës ekonomike të Sudanit.