Kryeministri i thërret ministrat në mbledhje
27 dhjetor 2024
| 08:15
Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00.
Por, gjysmë ore para mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të takojë përfaqësues të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) pas problemeve me rrymë aktualisht.
Pas takimit do të ketë prononcime për medie.