Kryeministri i Ukrainës emëron drejtorin e policisë ministër të brendshëm

18 janar 2023 | 16:33

Denis Monastirsky, humbi jetën së bashku me disa zyrtarë të rangut të lartë në një avion që u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh, qeveria ukrainase ka emëruar ministrin e ri.

Drejtori i policisë kombëtare Ihor Klymenko tashmë ka marrë postin e ministrit të brendshëm, sipas një njoftimi të kryeministrit Denis Smyhal.

Volodymr Zelenskiy e ka përshkruar rrëzimin e helikopterit mëngjesin e sotëm në Brovary, i cili ka marrë jetën e ministrit të Brendshëm dhe disa zyrtarëve nga ekipi i tij “një tragjedi të tmerrshme dhe mëngjes të zi.”

“Sot, ndodhi një tragjedi e tmerrshme në Brovary, rajoni i Kievit. Një helikopter i shërbimit të urgjencës shtetërore është rrëzuar dhe një zjarr ka shpërthyer në vendin e rrëzimit.

“Numri i saktë i viktimave të tragjedisë ende nuk dihet. Midis tyre janë ministri i punëve të brendshme të Ukrainës Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin, sekretari i ministrisë së punëve të brendshme Yuri Lubkovych, ndihmësit e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit,” tha ndër të tjerash presidenti ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nipi i Oliver Ivanoviqit, Aleksandër Ivanoviq, është deklaruar rreth debateve…