Kryeministri i Ukrainës: Kemi nevojë për 750 miliardë dollarë për rindërtimin e vendit
04 korrik 2022
| 16:46
Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka deklaruar se Ukraina ka nevojë për 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit rus.
Shmyhal ka thënë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, që po zhvillohet aktualisht në Zvicër, se kishte mbi 100 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në infrastrukturë nga agresioni rus.
Konferenca dyditore në Lugano, në të cilën ka folur tashmë edhe nga presidenti Zelensky, po mbledh së bashku disa liderë botërorë dhe OJQ me synimin për të hartuar një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.