Kryeministri izraelit nën akuzë për korrupsion
Prokurori i përgjithshëm i Izraelit e ka akuzuar kryeministrin, Benjamin Netanyahu, për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në lidhje me tri raste të ndara.
Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenë të pasur dhe ka dhënë favore për të pasur një paraqitje sa më të mirë në media. Ai i ka mohuar akuzat duke thënë se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga kundërshtarët e tij të majtë dhe mediet.
Ai gjithashtu ka insistuar se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk është i detyruar me ligj ta bëjë këtë. Akuza ndaj Netyanahut bëhet në kohën kur vendi po përballet me një paqartësi politike, pasi nga dy palë zgjedhje të përgjithshme të mbajtura këtë vit, nuk u arrit një shumicë e qëndrueshme në parlament për të zgjedhur qeverinë e re izraelite.
Të mërkurën, rivali i Netanyahut, Benny Gantz, thënë se ai nuk ishte në gjendje të krijonte një shumicë në parlament për të formuar qeverinë. Atij iu dha mundësia të provonte, pasi Netanyahu nuk arriti ta bëjë këtë. Presidenti, Reuven Rivlin, u kërkoi ligjvënësve që të bien dakord për një kandidat për kryeministër brenda 21 ditëve dhe të shmangin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.