Kryeministri japonez shprehet i shqetësuar për rifillimin e luftimeve në Gaza

11 dhjetor 2023 | 17:14

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i ka thënë homologut të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan-it në një telefonatë se ai është “shumë i shqetësuar” për rifillimin e luftimeve në Gaza dhe zgjerimin e ofensivës tokësore të Izraelit në jug.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme japoneze, Kishida i ka thënë Nahyan-it se Japonia kishte ofruar ndihmë urgjente me vlerë 10 milionë dollarë (mbi 9 milionë euro) për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore dhe po punonte për një dërgesë shtesë prej 65 milionë dollarësh (mbi 60 milionë euro) ndihmë humanitare.

“Të dy liderët konfirmuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve drejt përmirësimit të situatës humanitare dhe qetësimit të situatës, përfshirë edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, është thënë në deklaratë.

Në një votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të premten, Japonia ka votuar në favor të një projekt-rezolute të paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, por ajo nuk ka kaluar për shkak të vetos së ShBA-së, raporton “Al Jazeera”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar shefen e operacioneve…