Kryeministri Johnson jep lajmin e madh për rikthimin e tifozëve në Angli
17 korrik 2020
| 16:03
Futbolli ndaloi së luajturi shkaku i shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në fillim të muajit mars.
Megjithatë, futbolli u rikthye gjatë fundit të majit dhe fillimit të qershorit, por jo edhe tifozët, pasi ndeshjet po zhvillohen me dyer të mbyllura. Por, në Angli pritet që tifozët të kthehen shumë shpejtë në stadiume.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka njoftuar se tifozët mund të kthehen në stadiumet sportive në Mbretërinë e Bashkuar nga tetori. Ky lajm i mirë për tifozët dhe hedhjen e hapave të ardhshëm në heqjen e bllokimit u dha sot (e premte) në mëngjes.
“Nga tetori, ne synojmë të sjellim përsëri audiencën në stadiume. Përsëri, këto ndryshime duhet të bëhen në një mënyrë të sigurt të Covid”, ka thënë Johnson.