Kryeministri Johnson: Putin do të dështojë në Ukrainë
18 mars 2022
| 20:14
Kryeministri britanik, Boris Johnson duke folur në Konferencën e Konservatorëve Skocezë këtë të premte, tha se ishte më se i bindur se Vladimir Putin do të dështojë në Ukrainë.
“Putin do të dështojë sepse në sipërmarrjen e tij katastrofike në Ukrainë ai nënvlerësoi në mënyrë fatale heroizmin dhe vendosmërinë e ukrainasve për të luftuar. Johnson nënvlerësoi unitetin Perëndimor. Dhe mes të tjerash, meqë jemi këtu, ai nënvlerësoi vendosmërinë e njerëzve të këtij vendi (britanikëve) për të ndihmuar”, tha Johnson.
Ai shtoi po ashtu se dërgimi i armëve të tjera mbrojtëse do ta pajisin Ukrainën me ndihmën e nevojshme kundër bombardimeve të pamëshirshme ruse.