Kryeministri kanadez largon nga misioni diplomatik ambasadorin e Kinës
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka larguar nga misioni diplomatik, ambasadorin e Kinës, John McCallum.
Kjo vjen pas komenteve kontraverse të ambasadorit McCallum që i ka bërë ndaj një rasti të ekstradimit ku përfshihej një zyrtare e lartë ekzekutive e telekomunikimit “Huawei” të Kinës.
Kryeministri Trudeau nëpërmjet një njoftimi kë bërë me dije se se ka kërkuar nga McCallum të tërhiqet nga posti, por nuk ka ofruar arsye të tjera.
Ndalimi zyrtares së lartë Meng Wanzhou, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, kishte acaruar Kinën dhe kishte lëkundur raportet e saj me Kanadanë.
Meng akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për shmangie të sanksioneve ndaj Iranit. Akuzat janë mohuar nga kompania “Huawei”.
Trudeau ka falënderuar ambasadorin e Kinës për shërbimin që ka ofruar gjatë viteve në Kanada.
McCallum kishte shkaktuar polemika të martën, kur publikisht kishte kundërshtuar kërkesën e ShBA-së për ekstradimin e Meng Wanzhou.
Një ditë më pas, ai ka thënë se është keqinterpretuar dhe se komentet e tij kanë krijuar konfuzion.