Kryeministri kanadez: Varret masive të zbuluara në Ukrainë janë dëshmi e krimeve ruse

18 shtator 2022 | 22:32

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau deklaroi sot se varret masive të zbuluara në Ukrainë janë prova e krimeve të luftës së Rusisë në atë vend.

“Natyrisht, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë qenë ndër vendet që kanë ofruar mbështetjen më të madhe për Ukrainën dhe kanë qëndruar përballë veprimeve të paligjshme të Rusisë”, u tha Trudeau gazetarëve në Londër, ku do të merr pjesë nesër në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Këto veprime përfshijnë gjithnjë e më shumë krime lufte, ato përfshijnë krime absolutisht të papranueshme, pavarësisht nëse po flasim për atë që gjetëm në Bucha apo zbulimin e varreve masive në territoret që Ukraina i ktheu kohët e fundit,” shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka lëshuar të dhëna…