Kryeministri: Kemi prova për inskenimin e krizës humanitare në veri
25 qershor 2019
| 16:20
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie ka folur për përpjekjen e Serbisë për të inskenuar një katastrofë humanitare në veri të vendit.
Ai ka thënë se kanë prova për inskenimin e krizës humanitare në veri të Mitrovicës nga ana e Serbisë
“Jemi në dijeni tani për këtë plan, pra improvizimin e krizës humanitare. Kemi edhe prova të këtij skenari të tillë. Nuk do të lejojmë që të mungojë asnjë produkt, sepse ata janë qytetar të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.
/Epoka e re/