Kryeministri konfirmon se avionët britanikë rrëzuan dronët iranianë
14 prill 2024
| 15:13
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit mbrëmë dhe ka konfirmuar se avionët e Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan një numër të dronëve sulmues iranianë.
“Mbretëria e Bashkuar mori pjesë në një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për të kapur raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani”, ka thënë Sunak.
Sunak ka thënë se sulmi i Iranit ishte një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe i panevojshëm, të cilin unë e kam dënuar me termat më të ashpër”.