Kryeministri kroat i telefonon Kurtit, bisedojnë për aksidentin tragjik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se ka marrë një telefonatë nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, për të biseduar për situatën pas aksidentit që ka ndodhur atje, ku kanë vdekur 10 persona nga Kosova dhe janë lënduar mbi 40 të tjerë.
Me këtë rast, Kurti ka falënderuar autoritetet kroate për gatishmërinë që kanë dhënë në këto momente të rënda për Kosovën.
“Kam marrë një telefonatë nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili më ka siguruar që po merren të gjitha masat për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e të lënduarve dhe për t’u kujdesur për të plagosurit. Falënderoj autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
In the homecoming wave of hundreds of thousands of our diaspora for family reunions, a bus from Frankfurt to Prishtina has derailed from a road in Croatia leaving 10 dead, 8 heavily injured & 4 under surgery.
It’s a tragic and sad day for our country and for our people.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 25, 2021