Kryeministri Kurti e priti në takim presidentin e KON-it, Thomas Bach
09 dhjetor 2024
| 12:27
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i shoqëruar nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Evropës, presidenti Spyros Capralos dhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë mirëpritur nga kryeministri Albin Kurti, i cili shoqërohej nga zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.
Bach dhe Kurti kanë biseduar për progresin që Kosova ka bërë në fushën e sportit, arritjet e sportit tonë në 10 vjet të anëtarësimit në familjen e madhe olimpike, me theks të veçantë pesë medaljet e olimpike.