Kryeministri Kurti e sulmoi publikisht, Kryeprokurori Blerim Isufaj thërret konferencë për media

30 dhjetor 2024 | 00:40

Kryeprokruroi i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka ftuar për nesër konferencë për media në ora 13:00.

Isufaj nuk e ka bërë të ditur se për çka pritet të diskutohet në konferencë.

Njoftimi:

Të nderuar përfaqësues të mjeteve të informimit publik,

Ju njoftojmë se të hënën, 30 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 13:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në sallën në katin e III, në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë.

Ftohen përfaqësuesit e interesuar të mjeteve të informimit publik që ta përcjellin këtë ngjarje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ka vdekur më 29 dhjetor në…