Kryeministri Kurti emëron Jusuf Thaçin, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit
13 shkurt 2020
| 13:43
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Jusuf Thaçi, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Duke i uruar punë të mbarë, kryeministri Kurti, ka thënë se përgatitja profesionale e Thaçit do t’i ndihmojë shumë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe se kontributi i tij në këtë institucion është më së i nevojshëm.