Kryeministri Kurti emëron ministrin e ri Shëndetësisë
16 nëntor 2021
| 12:14
Një muaj e gjysmë pasi Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka emëruar të martën Rifat Latifin ministër të ri të kësaj ministrie.
Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester të Nju Jorkut.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media.