Kryeministri Kurti i ka veç 401 euro e 65 centë në bankë

14 qershor 2022 | 13:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka në bankë veç 401 euro e 65 cent, të paktën kështu i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti e ka deklaruar një apartament të bashkëshortes së tij të blerë në vitin 2018 e që ka kushtuar 400 mijë euro. Gruaja e tij për dallim nga ai, ka në bankë 23 mijë euro.

Ndërkohë, detyrime financiare Kurti e ka deklaruar qiranë e shtëpisë prej 250 euro, ndërsa gruaja e tij ka 290 mijë kredi në Oslo, të marra për 25 vjet. Kurti i ka deklaruar si të hyra vjetore afër 13 mijë euro e të gruas, afër 40 mijë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për…