Kryeministri Kurti ia dorëzon trofeun e Kupës kapitenit prishtinas, Gledi Micit
05 qershor 2023
| 20:40
Prishtina e ka mbyllur sezonin me trofe, pasi sonte ia doli të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri mposhti Gjilanin në finale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin e pastër 0:2.
Prishtinasit ia dolën të triumfojnë me golat e shënuar nga Genc Hamiti (67’) dhe Mërgim Pefqeli (78’).
Medaljet për të dy skuadrat u ndanë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe zëvendës-ministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.
Kurti ia dorëzoi trofeun kapitenit, Gledi Mici.
Ndryshe, për Prishtinën është hera e tetë në histori të klubit që e fiton Kupën e Kosovës.