Kryeministri Kurti: Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s

04 prill 2023 | 23:26

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi sonte se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s dhe përgëzoi anëtaren e re Finlandën për pranimin në atë aleancë ushtarake.

“Edhe pse Kosova nuk është ende anëtare e NATO-s, çlirimi ynë nga synimi gjenocidal i Serbisë dhe paqja që ne gëzojmë janë gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për të mbrojtur lirinë. Në 74-vjetorin e saj, ne shprehim mirënjohjen tonë të vazhdueshme dhe përgëzojmë anëtarin e ri, Finlandën”, tha ai në Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta…