Kryeministri Kurti me disa ministra mbërrijnë në vendin e aksidentit në Kroaci

25 korrik 2021 | 20:09

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka arritur në Kroaci për të vizituar personat e lënduar nga aksidenti i sotëm.

Ai me këtë rast është pritur nga kryeministri i Kroacisë Adreja Plenkoviq dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë kroate.

Kurti ka arritur me helikopter në orën 19.45 në Slavonski Brod dhe ai është i shoqëruar nga disa ministrat e kabinetit të tij qeverisës.

Ai pritet që të mbajë një konferencë të drejtpërdrejtë për media në orën 20.30 së bashku me homologun e tij kroat.

Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga dhe u përmbys.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.

Me rastin e kësaj ngjarjeje tragjike, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie në Kosovë.

Autoritetet kroate thanë se ky ishte aksidenti më i rëndë ndonjëherë në 15 vjetët e fundit në Kroaci.

Për në Kroaci bashkë me Kurtin janë nisur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrëfime nga ish-i burgosuri dhe i mbijetuari i masakrës në…