Kryeministri Kurti merr vaksinën anti-Covid
29 mars 2021
| 16:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , të hënën ka marrë vaksinën anti-Covid, pas arritjes së kontingjentit të parë të dozave nga “AstraZeneca”.
Vaksinimi i Kurtit në sallën “1 Tetori”, ka ndodhur një ditë para fillimit të vaksinimit të personelit shëndetësor dhe personave të moshës mbi 80 vjeç.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se të martën do nisë vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive, ndërsa të enjten dhe të premten edhe në komuna.
Kontingjenti i parë i dozave të vaksinës anti-Covid prej 24 mijë doza ka arritur të dielën në mbrëmje në Kosovë.