Kryeministri Kurti mes publikut në festivalin “Synny Hill”

08 gusht 2022 | 08:47

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka qenë i pranishëm në natën e fundit të Festivalit “Sunny Hill”, ku edhe përmes telefonit të tij e ka incizuar atmosferën në “Parkun e Gërmisë”.

Kryeministri Kurti në festivalin “Sunny Hill” është parë në shoqërinë e disa personave, duke e shijuar atmosferën e krijuar.

Të dielën Kurti ka pritur në zyrën e vet yllin botëror Dua Lipa dhe babanë e saj, Dukagjin Lipa.

Kurti i ka lavdëruar për organizimin e festivalit “Sunny Hill” dhe ka shtuar se ai festival është mbajtur “aty ku ka vendin”, pas shumë polemikave për zhvendosjen e tij.

Kurti potencoi se Kosova sivjet po shënon njërin ndër vitet më të suksesshme në aspektin artistik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi aviatorët ushtarakë dhe shpërndau çmime…