Kryeministri Kurti në edicionin e 23-të të panairit AGROKOS

20 tetor 2023 | 18:53

Në edicionin e 23-të, të Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve, AGROKOS, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse në panair, gjithsejtë 135, shumica dërmuese të Kosovës e dhjetëra nga vendet e Ballkanit.

Kryeministri Kurti theksoi se synimi është që panairi Agrokos nga viti në vit të rritet dhe të bëhet panairi më i rëndësishëm për bujqësi dhe agroindustri në Ballkanin perëndimor. 

Këtu mund të shihni bizneset e reja shumë, sepse AGROKOS dëshiron që t’u japë hapësirën më të madhe atyre të cilët kanë nisur rishtas dhe këtu njeriu vëren bashkë ndërmarrësinë, edukimin edhe bujqësinë, tha Kryeministri.

Krijohet një raport i ri me tokën nëpërmjet bujqësisë edhe agroindustrisë, prandaj kjo është shumë e rëndësishme edhe për ekonominë e Kosovës, por gjithashtu edhe për inkuadrimin e sa më shumë qytetarëve të Republikës për të prodhuar të mirat e vendit tonë nga vendi ynë, shtoi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar përmes një shkrimi…