Kryeministri Kurti nesër pret në takim nënsekretaren e DASh-it
18 maj 2024
| 18:17
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pret në takim, nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen.
Kështu ka lajmëruar zyra e kryeministrit, njofton Klankosova.tv.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq mediat mund të marrin pamje vetëm nga oborri i qeverisë.