Kurti ngarkon me përgjegjësi të reja dy zëvendësministra
01 shtator 2022
| 17:10
Kryeministri Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të qeverisë.
Lajmin e ka bërë me dije zyra e kryeministrit me anë të një komunikate për media.
Ish-zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë.
Ndërsa ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.