Kryeministri Kurti, opozitës: Byronë dhe vetingun mos i futni në një thes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet të ketë konsultime të vazhdueshme me partitë politike lidhur me procesin e vetingut në drejtësi. Kurti ka kërkuar nga deputetët që të mos i fusin në një thes vetingun në drejtësi dhe byronë për konfiskimin e pasurisë që nuk arsyetohet.
“Falënderoj PDK-në dhe AAK-në për takimet që kemi pasur për çështjen e vetingut në drejtësisë. LDK-ja ka thënë që takohemi në Kuvend, nuk kemi nevojë të takohemi si subjekte politike, por unë besoj që është e nevojshme të takohemi si subjekte politike dhe jam i gatshëm të vazhdoj ky proces i konsultimeve me të gjitha partitë politike. Byroja për konfiskimin e pasurisë së paarsyetueshme dhe vetingu në drejtësi, nuk janë e njëjta gjë, nuk duhet t’i fusim në të njëjtin thes sepse nuk janë të njëjta. Njëra ka të bëj ne të gjithë zyrtarët shtetëror e tjetra vetëm më sistemin e drejtësisë”, ka thënë Kurti.