Kryeministri Kurti për kryetarët në Veri: Largohen nga zyrat kur të votojnë 50 përqind e votuesve kundër tyre

23 korrik 2023 | 22:51

Albin Kurti, kryeministër i Kosovë, ka përmendur procedurën ligjore sesi kryetarët shqiptarë mund të largohen nga pozitat e tyre nëpër komunat veriore që i fituan përmes zgjedhjeve të prillit. Ai ka thënë e duhet 50 për qind e votuesve të jenë kundër tyre.

Gjatë një interviste për gazetën kroate “Veçernji List”, kreu i ekzekutivit kosovar është pyetur se çfarë po kërkon SHBA-ja dhe BE-ja nga Kosova.

Ai është përgjigjur që po kërkojnë deeskalim të situatës në Veri, si dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Kurti thotë se këtyre kërkesave i janë përgjigjur pozitivisht.

Por ai shton se nuk mund ta largojë tërësisht Policinë për shkak se në ato zona ekzistojnë elementë ekstremë të krimit të organizuar.

”Para së gjithash, ata duan deeskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ne plotësisht pajtohemi me ta. Sa i përket deeskalimit, tërheqjes së policisë dhe zgjedhjeve të parakohshme, janë diçka që ata kanë kërkuar dhe ne jemi pozitivë për këtë, dhe i përgjigjemi pozitivisht kësaj kërkese. Por unë nuk mund ta nxjerr menjëherë policinë nga ato ndërtesa sepse jashtë ekzistojnë elementë të ndryshëm ekstremë të krimit të organizuar dhe në të njëjtën kohë elemente të strukturave paralele ilegale të Serbisë. Prandaj i jam përgjigjur kërkesës së tyre duke ulur proporcionalisht dhe gradualisht numrin e policëve”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

“Nga ana tjetër kam thënë se nuk mund të detyroj askënd të japë dorëheqje apo të largohet nga ndërtesat zyrtare që janë në fakt pronë e Republikës sonë, por ejani të bëjmë zgjedhje të parakohshme. Neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale thotë se është e mundur mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nëse 20% e elektoratit bëjnë peticion dhe më pas mbahet votimi. Nëse më shumë se 50% e votuesve votojnë kundër atij kryetari, praktikisht i merret mandati. Duhet të ecim ligjërisht drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme”. Ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka folur edhe për qasjen e bashkësisë ndërkombëtare me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq – për këtë Kurti tha se pritshmëritë e perëndimit për Vuçqin janë të ulëta, mbi këtë “një gjest pozitiv i presidentit serb “zmadhohet nga perëndimi”.

”Bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme se ka të bëjë me një Beograd zyrtar të ekstremit të djathtë, i cili në rotacion krijon probleme në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë – çdo muaj njërit prej fqinjëve i vjen radha. Ne dëshirojmë drejtësi ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka frikë nga destabilizimi dhe këtu ka një hendek”.

“Ky hendek zgjatet me një hendek tjetër kur komuniteti ndërkombëtar ka pritshmëri të ulëta nga Vuçiqi në të tashmen, por megjithatë shpresa të mëdha në afat të mesëm. Prandaj, sa herë që Beogradi bën një gjest pozitiv, ata e zmadhojnë atë, sepse kanë pritshmëri jashtëzakonisht të ulëta. Në këtë kuptim, komuniteti ndërkombëtar, paradoksalisht, është më optimist për Vuçiqin sesa për veten! Sigurisht unë jam optimisti më i madh, por unë jam optimist për Kosovën, për BE-në dhe NATO-n, por jo kur është fjala për Vuçiqin”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Konservatore dhe ajo Socialiste janë kokë më kokë në…